Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Bearbock dënoi sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës dhe kërkoi nga Serbia të çojë përpara procesin hetimor dhe të sqarojë rrethanat e ngjarjeve të 24 shtatorit dhe dhunimin e ushtarëve të KFOR.
Ajo shtoi se shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë është një sinjal se Perëndimi qëndron vigjilentë dhe kërkon një stabilitet afatgjatë.
“Duhet të shmangim njëherë e mirë shkëndijat e vjetra të zjarrit dhe vatrat e konfliktit.
Provokimet e palës serbe përmes rritjes së trupave ushtarake në kufirin me Kosovën e kanë nxehur edhe më tej situatën. Për këtë biseduam gjatë këtij takimi. Kjo vjen pas një sulmi tinëzar ndal policisë së Kosovës prej një bande terroriste të armatosur deri në dhëmbë.
Presim nga Serbia të çojë përpara proceset hetimore të ngjarjeve të 24 shtatorit dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave ashtu sikundër dhe për ngjarjet e majit për dhunën ndaj KFOR.
Përmes ritjes së trupave të NATO ne japim një mesazh shumë të qartë që qëndrojmë vigjilentë dhe kontribuojmë në terma afatgjatë për stabilitet dhe të ardhmen e rajonit e kemi përzemër.
Por çelësi i zgjidhjes është në Beograd dhe Prishtinë”, tha ajo.