Presidenti i Francës, Emmanuel Macron thotë se ka “prova” se qeveria Siriane ka sulmuar qytetin e Douma me armë kimike javën e kaluar.
Ai tha se do të vendosë “mes dy rrugëve”, ose të përgjigjet me sulme ajrore.
Shtetet e Perëndimit mendohet se po përgatiten për sulme me raketa në përgjigje të sulmit kimik.
Aleatët kryesorë të Sirisë, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kanë bërë thirrje kundër “çdo hapi që do të shkaktojë përshkallëzim tensionesh”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili tha të mërkurën se raketat “po vijnë”, ka shkruar në Twitter se ‘kurrë nuk ka thënë se kur”.
Veritas.com.al/