Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë. Makina e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja- tani deputet i Kuvendit, është goditur me gurë nga një person rreth të dyzetave.
Sulmi ndaj makinës së ish-ministrit Beqaj ka ndodhur në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, rreth orës 17.00.
Deputeti socialist Beqja, shoqërohej nga persona të tjerë, të cilët ishin pranë dy makinave të tyre, një “Volkswagen Touareg” dhe një “Mercedes” me targa diplomatike, kur një i panjohur ka nisur të thërrasë: “kriminel, hajdut” dhe fjalë të tjera fyese.
Gazetarët e “Gazetës Shqiptare” kanë rastisur në vendngjarje dhe e raportuan menjëherë incidentin.
Agresori ka rrëmbyer një vazo në anë të rrugës dhe ka qëlluar në fillim “Mercedesin” me targa diplomatike, ka vazhduar ta godasë me shkelma makinën e deputetit dhe më pas ka rrëmbyer një copë betoni që e ka hedhur mbi xhamin e përparmë të makinës së deputetit Ilir Beqaj.
Veritas.com.al/