Gjatë fjalës në asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Ramas ka deklaruar se po përgatisin PS për fitoren e radhës.
Ai ka theksuar se Shqipëria pa Partia Socialiste në qeveri kthehet në errësirë.
Sakaq, Rama i ka cilësuar humbësa kronikë, drejtuesit e listës së Partisë Demokratike në qarqe.
“Ky ekipi i humbësave kronike që shpalosi pala tjetër të heq edhe dëshirën për garë. Pastaj këta bërtasin dhe thonë nuk fitohet për shkak të diktaturës së Ramës dhe PS. Në fakt kjo diktatura jonë është si ajo diktatura në fushë e Gaz Çaçit dhe ekipit të Partizanit të asaj kohe, ku edhe rezervat të ngjanin si yje, ndërsa fusha dukej edhe më e vogël, ndërsa për ekipin e Partizanit edhe më e madhe. Pa asnjë shaka në këtë pikë PS ngjan me Partizanin e pakonkurueshëm të asaj kohe.
Ambicia për ta përmirësuar rezultatin, përgatitjet e nisura shumë herët për zgjedhjet e ardhshëm dhe përgatitjet na janë kthyer në fitore. Fitorja nuk i takon vetëm atij që e do, por atij që e do aq shumë, sa është gati të bëjë çdo gjë për ta marrë.
Ne kemi fituar si asnjë parti socialiste tjetër shqiptare. Eksperienca jonë është shumë e madhe tani dhe forca jonë po ashtu. Po më të madhe ne tani kemi nevojën për të ndryshuar dhe jemi gati të bëjmë listën për fitoren e 4 viteve të ardhshme.
Ato vite do të garatojnë përballjen e Shqipërisë me të gjithë sfidat drejt BE. Kush mendon ndryshe shikon një film në errësirën e kinemasë dhe mllefit, po ai film mbaron dhe pa PS në qeveri mund të kthehet në errësirën që shqiptarët panë, nga gropa e të cilit ne e nxorëm Shqipërinë 11 vite më parë”.