Reforma në Drejtësi ka përplasur Partinë Demokratike dhe qeverinë në Kuvend. Ishte deputetja e PD-së Jorida Tabaku e cila tha se të rinjtë po largohen nga ky vend pasi drejtësia e vonuar po u vret shpresën. Tabaku ngriti pyetje për SPAK, se në çfarë faze janë për hetime për aferën e inceneratorëve apo dosje të tjera.
Deputetja demokrate u ndal edhe tek sulmet që qeveria ka bërë ndaj SPAK, por veç sulmeve, është një pjesë tjetër e politikës, thotë Tabaku, pa përmendur emra, që kërkon ta intimodojë këtë institucion të drejtësisë që mos të hetohen akuzat ndaj tyre.
“Nuk është rastësore e gjitha kjo! Pasi qeveria ka zgjedhur që ta sulmojë SPAK ndërkohë që pjesa tjetër e politikës kërkon të intimidojë SPAK që mos të hetohen akuzat ndaj tyre. Nuk ka një shoqëri të shëndetshme, as një shtet serioz nëse nuk ka Drejtësi.’- tha Tabaku.
Në përgjigje të deklaratës së Tabakut, ministri Ulsi Manja tha se ata që e sulmojnë strukturën e Posaçme janë të krahut të saj. Manja, tha se nuk ka të drejtë Tabaku, që t’i kërkojë drejtësisë të bëjë këtë apo atë gjë. Sipas Manjës, Reforma në Drejtësi është bërë që politika të rri larg drejtësisë.
Sakaq sot pritet që të votohet edhe zgjatja e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale.
‘Në konferencën e kryetarëve është vendosur zgjatja e afatit të komisionit për Reformën Territoriale deri në datën 21 tetor. Sot votohet’- u shpreh keyetarja e Kuvendit, zonja Nikolla.