Mijëra qytetarë të Tailandës, në zi të thellë, janë vënë në radhë në rrugët e Bangkokut, duke shpresuar secili se do të mund ta shikojë për herë të fundit trupin e Mbretit King Bhumibol Adulyadej. Trupi i Mbretit sapo ka dalë nga spitali ku nderoi jetë, drejt tempullit në Grand Palace.
Mbreti më jetë gjatë në fron, vdiq të Enjtën, në moshën 88 vjeç; vdekja e tij përhapi pikëllim në mbarë kombin.
Qeveria Tailandeze ka shpallur një vit zi kombëtare.
Princi i Kurorës Maha Vajiralongkorn është emëruar si pasardhës, por ka kërkuar që procesi të vonohet.
Ëebsitet e lajmeve i kanë kthyer faqet në bardhë e zi, të gjitha kanalet televizive në Tailandë po transmetojnë programe rreth jetës së Mbretit.
“Kjo është humbja më e madhe në jetën time”, tha një nga qytetarët që priste në radhë.
“ Unë besoj se çfarë bëri ai për të ndryshuar jetën tonë”, tha një tjetër
“Kjo që po bëjmë tani (duke qëndruar në radhë në rrugë) është asgjë në krahasim me atë që ai bëri për ne”.
Që nga mëngjesi i herët shihen radhë të gjata qytetarësh që i drejtohen Grand Palace të Bangkog-ut.
Të veshur në të zeza, dhjetëra mijëra Thai po presin në radhë për të marrë pjesë në ritualin e parë të zisë.
Ushtarët janë veshur me kostume ceremoniale dhe po qëndrojnë jashtë pallatit, ku brenda natës ëshët shtruar bar i freskët.
Vonë në mbrëmje, Princi i Kurorës do të drejtojë ceremoninë e larjes së trupit të mbretit, një rit tradicional Budist i funeraleve.
(BBC- Veritas.com.al)