Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i italisë, Antonio Tajani, duke folur për shtypin në kongresin e Partisë Popullore Europiane në Bukuresht theksoi se se unioni duhet të beje hapa konkrete për të arritur objektivat për të përballur krizën e emigracionin.
“Më duket se Partia Popullore Europiane konfirmon qendrën e saj me një vizion politik të Europës së së nesërmes që përfshin një politikë të jashtme që duhet të na shohë si protagonistë dhe me një BE të aftë për të gjetur zgjidhje me një instrument ushtarak.
Duhet të bëjmë një sërë zgjedhjesh që të çojnë në arritjen e objektivit plotësisht, brenda kohës së nevojshme, të cilat nuk janë biblike”, tha ai.
Marrëveshja për strehimin e emigrantëve, të kapur në det nga Italia, në dy qendrat e ndërtuara në Shqipëri, do të zgjasë plot pesë vite.
Shpenzimet për këtë vendim politik deri më tani do të përballohen nga Italia, e cila do t’i paguajë Shqipërisë fondin e parë në shumën 16.5 milionë euro, brenda një 3-mujori.
Parashikohet që mbi 100 milionë euro të jenë të ngrira në një llogari bankare të nivelit të dytë si garanci. Italia, ndërkaq merr përsipër të gjitha shpenzimet për kujdesin spitalor sipas legjislacionit shqiptar, pas administrimit të trajtimeve spitalore të palës shqiptare.
Neni 3 i kësaj marrëveshjeje përcakton se shteti fqinj merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse të cilat parashikohen të ngrihen në Shëngjin dhe në Gjadër.
Neni 4, që është pika kryesore e këtij protokolli thekson se Italia me shpenzimet e saj, ngre strukturat për qëndrimin e migrantëve.
Kufiri maksimal i pritjes së së të huajve do të jetë jo më shumë se 3 mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë.
Gjithashtu Italia do të përballojë çdo shpenzim për të strehuarit, duke përfshirë kostot e kujdesit shëndetësor dhe tjetër të parashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare.
Marreveshja eshte ratifikuar nga parlamenti i të dyja vendeve.