Kryeministri Edi Rama ka thënë se do ishte normale një takim me Bashën për Reformën Zgjedhore.

Rama tha se rregullat e lojës janë çështje të brendshme të palëve dhe jot ë hynin dhe dilnin ambasadorë nga zyra.

Më tej ai thotë se Berisha me Bashën kanë ndërruar pozicionet pasi kur ishte në opozitë i kërkonte Berishës takime, tani si kryeministër i takon liderit opozitar Basha.

‘’Në Shqipërinë e 2020 nuk është e hijshme për ne për çështje të brendshme dhe që lidhen me vendojen e rregullave të lojës, ku palët janë dy skuadra apo më shumë që zhvillojnë një ndeshje, apo finale ulen dhe bien dakord. Sa është fusha, porta, faull, penallti, të bëhet me ambasadorë që hyjnë e dalin nëpër dyer.

Është për të thënë faleminderit përderisa nuk bëjnë dot hapin vetë, duhet ndihmë. Kam qenë në opozitë, dhe i kam kërkuar disa herë kryeministrit të kohës të bisedonim. Tani kanë ndërruar pozicionet. Kërkoj të ulemi, por ju e dini historinë. Do ishte normale të uleshim, merreshim vesh nuk merreshim vesh.’’- tha Rama.

VERITAS.COM.AL