
Administrata Trump vazhdon negociatat me BE-në për tarifat. “Pas një fillimi të trazuar ka pasur përparim”, kështu deklaroi Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent.
Uashingtoni dhe Brukseli po diskutojnë marrëveshje të ndryshme dhe pritet që në dy ditët e ardhshme, të ketë edhe deklarata lidhur me bisedimet e zhvilluara.
Në mungesë të marrëveshjeve, Bessent njoftoi se tarifat do të aplikohen nga 1 gushti në nivelet e 2 prillit.
“Ne jemi të përqendruar në 18 vende që përfaqësojnë 95% të deficitit tregtar të SHBA-së dhe strategjia e aplikuar nga SHBA-të në negociata është ajo e “presionit maksimal”, shtoi Sekretari i Thesarit. Megjithatë, Sekretari i Thesarit i SHBA-së thotë se njoftimet përkatëse do të bëhen para afatit të 9 korrikut, kur pritet të hyjnë në fuqi tarifa më të larta për importet.
Ndërsa të hënën, Donald Trump do të mirëpresë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.
Komente