Në shkollën 9 vjeçare “Osman Myderizi” në Tiranë sot, gjatë orës së mësimit, ka rënë suvaja e tavanit të klasës.
Ngjarja regjistrohet në valën e protestave të pedagogëve të Universiteteve mbi reformën në Arsim dhe vonesën në dhënien e pagave nga shteti. Duket sikur të gjitha rreziqet qe vijnë nga administrimi shtetëror, drejtohen kundër mësuesve dhe akademikëve…
Ngjarja e suvasë u regjistrua në orën e parë të mësimit, në një klasë në katin e 3-të të shkollës. Teksa mësuesja po jepte mësim është shkëputur një pjesë suvaje nga tavani dhe ka dëmtuar vetëm mësuesen., konfirmon ministria e Arsimit.
Pas ngjarjes drejtoresha e shkollës ka dërguar drejt urgjencës mësuesen e klasës së 9-të, E.T për të marrë mjekimin e duhur.
Ministria thotë se ende “nuk njihen shkaqet e incidentit”, kur kjo njihet nga të gjithë; shkaku është vjedhja e administratorëve gjatë investimit të riparimeve në shkolla.
Veritas.com.al/