Që prej shtatorit të vitit 2019 Banka e Shqipërisë ka hedhur në qarkullim kartëmonedha të reja të lekut. Pas katër kartëmonedhave, atë 200, 5000, 1000 dhe 10 000, seria e re e përbërë nga 6 prerje është plotësuar sot me daljen në treg të kartëmonedhave 500 dhe 2000 lekë.

Materiali i tyre do të jetë paska më ndryshe, ndërsa portreti i Ismail Qemalit dhe mbretit Gent nuk do të ndryshojë.

Pavarësisht emetimit të kartëmonedhave të reja, qytetarët paralelisht me kartëmonedhat e reja  do të mund të përdorin edhe prerjet e vjetra, derisa ato të zëvendësohen totalisht në treg.