Nga: EUROACTIV/
Pas një nate të gjatë diskutimesh pa konkluzion, liderët e shteteve të BE janë gati të kthehen te çështja e zgjerimit të BE sot në 18 tetor. Të gjithë sytë janë mbi Francën, pasi pozicioni i Emmanuel Macron deri tani ka qenë pengesa kryesore e bllokimit për për bisedimet e zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Liderët e BE mbyllën ditën e parë të samitit pa konkluzione mbi zgjerimin, një temë e diskutuar gjatë mbrëmjes. Kryeministri i Finlandës, Antti Rinne u ngrit e iku nga ndërtesa e Këshillit të Europës pas 6, 5 orë diskutimesh pa asnjë konkluzion, bisedimet rreth zgjerimit mund të fillonin sot paradite.
Por kryeministri i Hollandës, Mark Rutte tha se liderët e BE mund ta rimendojnë çështjen më vonë gjatë samitit.
Zgjerimi i BE u kthye edhe një herë si temë kryesore e samitit, pasi marrëveshja e Brexit e negociuar rrethe rrotull rrugëve të selisë së Komisionit Evropian, sapo ishte rënë dakord pak orë para nisjes së samitit.
Si Komisioni Evropian edhe Parlamenti Evropian kanë rekomanduar hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Sa për Maqedoninë e Veriut, ajo përfiton mbështetje nga anëtarët, përfshi edhe Francën, për vendimin e saj historik që zgjidhi debatin e gjatë me Greqinë mbi emrin e shtetit dhe ndryshimet në Kushtetutë. Ndërsa për Shqipërinë shtetet si Holandë, Danimarkë dhe raportohet edhe Spanja, janë kundër hapjes së negociatave dhe mendojnë se kjo është e parakohshme për shkak të reformave të ngadalta në vend.
Pozicioni i Francës nuk është i papritur. Për arsyet e dukshme të brendshme politike, lidershipi i Francës nuk do nuk do që t’i japë mjete sulmi liderës së Lëvizjes Nacionale të Marine Le Pen.
Vijon…