BRUKSEL, 14 korrik (Reuters) – Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë Serbinë dhe Malin e Zi nga lista e sigurt e vendeve nga të cilat lejohet udhëtimi jo- esencial, ndërsa përfshirja e Shteteve te Bashkuara as nuk u diskutua duke marrë parasysh rritjen e shpejtë të rasteve te saj, thanë zyrtarët e BE.
Vendimi u propozua nga Gjermania, e cila mban presidencën e BE, në një takim të hënën vonë dhe u mbështet nga disa shtete, përfshirë Francën, Spanjën dhe Holandën, thanë zyrtarët për Reuters.
Ai duhet të konfirmohet zyrtarisht nga diplomatët e BE-së në një takim më vonë të Martën. Lista është vetëm një rekomandim. Jo të gjitha vendet e BE-së po zbatojnë dispozitat e saj.
Të dy vendet e Ballkanit ishte vendosur të hiqen për shkak të përhapjes së infeksioneve, thanë zyrtarët.
Vendet e BE diskutuan gjithashtu heqjen e Algjerisë dhe Marokut nga lista për shkak të një rritje të rasteve, por shumica kundërshtuan masën sepse numrat atje janë ende relativisht të ulët. Prandaj, dy vendet e Afrikës së Veriut janë vendosur të mbeten në listën e sigurt.
Luksemburgu dhe Qipro mbështesin përfshirjen në listë te Emirateve të Bashkuara Arabe bazuar në të dhënat e siguruara nga Qipro, por vendet e tjera e kundërshtuan atë, thanë zyrtarët.
Propozimet nga Qipro për të shtuar Izraelin, Libinë dhe Jordaninë në listë gjithashtu u rrëzuan.
Pas përjashtimit të Serbisë dhe Malit të Zi,13 vende do të mbeten në listë. Ato janë: Algjeria, Australia, Kanadaja, Kina, Gjeorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.
Pavarësisht se ështe në listë, udhëtimi nga Kina do të lejohet vetëm nëse autoritetet Kineze lejojnë gjithashtu vizitorët në BE. Kërkesa e reciprocitetit nuk zbatohet në rastin e vendeve të tjera të listuara.
VERITAS.COM.AL