Një breshëri me armë zjarri në një qendër tregtare në Texas ka përfunduar në ‘fatkeqësi të shumëfishtë’, thanë zyrtarët lokal.
Të shtënat ndodhën në Cielo Vista Mall in El Paso, vetëm pak milje nga kufiri mes Shteteve të Bashkuara e Meksikës. Mendohet se jane 15 a 20 te vdekur, por edne nuk ka nje numer te sakte.
Të paktën 22 persona mbërritën në spital për trajtime shëndetësore për shkak të plagëve që kishin marrë.
Një person ndodhet në qeli, dhe policia nuk beson se aty kanë qenë disa që kanë shtënë me armë, tha një zëdhënës, por e kishte të pamundur që të thoshte numrin.
“Ne nuk duam të bëjmë ndonjë gjë para kohë derisa ë kemi mbledhur faktet që tua paraqesim”, tha togeri Robert Gomez said, duke mohuar se kishte sigurua të dhëna mbi të plagosurit.
Raportimet e para mbi të shtënat u dhanë rreth orës lokale 11:00 (18:00 GMT).
Ka disa raportime se ka pasur të shtëna me armë zjarri në disa vendndodhje- si në qendrën tregtare të Cielo Vista ashtu edhe aty afër, në Walmart, tha policia por raportimet mbi të shtënat e mëvonshme që u tha se ndodhen në Bassett, nuk ishin të vërteta.
VERITAS.COM.AL