Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas atentatit ndaj godinës së Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë.

Rama e ka quajtur këtë një akt agresioni kriminal dhe kërkon përgjigje nga agjencitë ligjzbatuese.

“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese!

Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Në të njejten linje kane reaguar edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj; kryetare e Kuvendit, Lindita Nikolla; kryetari i Bashkise se Tiranes, Erjon Veliaj; kryetari i PL, Ilir Meta, deputeti dhe gazetar Erjon Braçe, etj.