Themeluesi i Facebook përfundoi nën vëzhgimin e më shumë se disa fondeve të investimeve të SHBA-se, që kërkojnë largimin e tij nga presidenca

Mark Zuckerberg (përsëri) në syrin e ciklonit. Po,sepse themeluesi i Facebook është nën vezhgimin e më shumë se një fondi investimesh amerikane: në praktikë, duan ta perzene nga presidenca e rrjetit social pas skandaleve rreth shkeljes së privatësisë, sulmeve të hackerëve dhe humbjeve në bursë (rreth 10 % nga fillimi i vitit).

Shkurtimisht,poltroni lekundet: Kontrolluesi i fondeve te pensioneve të Illinois, Rhode Island, Pensilvanise dhe New York City-t, Scott Stringer (që mban një pjesë të kuotave te Fb prej një miliardë dollarë), ka mbështetur propozimin për heqjen e Zuckerberg të avancuar nga aksioneri Trillium Asset Management, qe proteston për faktin se 34 vjeçari mban si menaxhimin ashtu edhe presidencën.

Por ka një “problem”, duke pasur parasysh se Zuckerberg ka rreth 60% të të drejtave të votës në Facebook. Thesarieri i fondit te Shtetit te Rhode Island, i cili zotëron 162,230 aksione të mediave sociale, Seth Magaziner, i ka shpjeguar Reuters se lëvizja – më shume simbolike se gjë tjetër – shërben megjithatë për të tërhequr vëmendje mbi problemet e Facebook, në mënyrë që të gjejë një zgjidhje në sytë e asamblesë së ortakëve, e cila është caktuar në maj të vitit 2019: “Kjo do të na lejojë të shtyjmë një diskutim për këtë çështje në asamblenë vjetore dhe nga ky moment dhe më tej përpara gjykatës së opinionit publik”.

 

Veritas.com.al/