Pas thirrjes që bëri kryetari i Bashkisë së Tiranës për kursimin ujit të pijshëm, një tjetër zyrtar shtetëror i kryeqytetit ka shpallur ‘emergjencë’ për temperaturat e larta.
Prefekti i Tiranës, Admir Abrija ka kërkuar që “bashkitë të hartojnë planin e masave për përballimin e situatës së zjarreve dhe ujit të pijshëm”.
“Të koordinohet puna në nivel qarku”, tha prefekti në mbledhjen ku ishin të pranishëm përfaqësues nga pesë bashkitë e Qarkut.
Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave morën pjesë të gjitha drejtoritë rajonale.
Akoma nuk po dëgjohen instancat më të larta të qeverisë për parandalimin e katastrofave të klimës, as mjekët dhe as shoqëria civile.
Veritas.com.al/