Flamur Noka është përjashtuar nga seanca e kësaj të enjte.
Kjo, pas replikave të ashpra me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, e cila ka debatuar ashpër dhe me Gazment Bardhin.
Ata u revoltuan pasi Nikolla nuk iu plotësoi kërkesën që Sali Berisha të quhet pjesë e PD, edhe pse në fakt ai është në arrest shtëpie dhe nuk paraqitet dot në Kuvend.
Lindita Nikolla: Zoti Fjala… zoti Bardha.. (qesh) Zoti Bardhi fjala për ju.
Lindita Nikolla: Kolegët janë ne të njëjtën teme…
(Revoltohet Flamur Noka, shkon tek foltorja)
Lindita Nikolla: Ulu zoti Noka, se nuk me trysnon dot duke u ardhur këtu..
Flamur Noka: Ti je përfaqësuese e narko-shtetit në Parlament
Lindita Nikolla; Të të vij turp për fjalët që përdor dhe të tërheq vërejtjen..
Flamur Noka: Ti je përfaqësues e narko-shtetit.
Lindita Nikolla: Ti je përfaqësueses i një non grate….
Ina Zhupa: Je kryetare e Kuvendit ti apo çfarë je. Na jep fjalën për procedurë.
Lindita Nikolla: Në shtëpinë time me qetësinë më të madhe….
Flamur Noka: Turp të kesh….
Lindita Nikolla: Ti nuk më kërcënon dot as më intimidon, ti zoti Noka je i përjashtuar dhe respekto rregulloren dhe boll tani se e tepruat. 5 minuta pushim…