Qeveria rumune ka tërhequr një dekret që dekriminalizon korrupsionin pas protestave. Por nuk ishte e mjaftueshme terheqja për të ndaluar revoltën

Franco Grilli

Rreth 300 mijë njerëz dolën në rrugë për të protestuar për të pesten ditë radhazi në Rumani, pavarësisht se qeveria socialdemokrate njoftoi tërheqjen e dekretit të diskutueshëm për dekriminalizimin e krimeve të korrupsionit.

Njoftimin e dha nga prapa frontit Kryeministri, Sorin Grindeanu, i cili gjithashtu premtoi të negociojë me opozitën një projekt-ligj të ri me mbështetjen më të gjerë të mundshme në Parlament. Dekreti, i miratuar urgjentisht dhe çuditërisht natën e së martës, dekriminalizon rastet e korrupsionit nëse shkaktojnë humbje për shtetin te shumave nën 44 mijë euro. Një falje qe ka te beje gjithashtu  me 2,700 të burgosur për krime te vogla, përfshirë korrupsionin, motivuar nga qeveria me nevojën për të zbrazur burgjet e mbipopulluara.

Zemërimi popullor eshte perkthyer në protesta masive më të mëdha që nga rënia e komunizmit në vitin 1989, me rreth 250,000 njerëz që dolën në rrugë çdo natë që nga e marta. Pavarësisht njoftimit të kryeministrit dhe festes së demonstruesve, 200 mijë prej tyre në Bukuresht kanë mbetur përpara selisë së qeverisë, duke vazhduar të bërtasin “hajdutë” dhe “tradhtarë” kundër politikanëve. Shumë protestues po kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje te reja, pavarësisht faktit se Partia Social Demokrate ka në pushtet vetëm një muaj, pas zgjedhjeve parlamentare në dhjetor.Manifestime paralele janë organizuar në qytete të tjera.

Veritas.com.al/