Me datën 2 mars 1995 publicisti Teodor Keko në një artikull të publikuar në “Koha Jonë” fliste për zgjedhjet e 5 marsit në Partinë Demokratike, ku gara për kryetar ishte mes Sali Berishës dhe Eduard Selamit. Këtë fakt ka zbuluar gazetarja Rudina Xhunga për shikuesit e emisionit të saj televiziv “Dritare”.

“Selami i vetmi kundërshtar dinjitoz i opozitës. Me 5 mars Selami do të copëtohet nga hienat e PD” e hapte artikullin e gjatë Keko.

Keko aso kohe shkruante që edhe pse e ka sharë Selamin me shumë se duhet, edhe pse nganjëherë ka qenë kundërshtar i tij më i egër ai e meritonte të fitonte edhe një mandat tjetër në krye të PD, por që paralajmëronte fitoren e Sali Berishës dhe shkruante për Selamin se “ Dashuria i hëngri kokën këtij politikani evropian, të bekuar e cinik, të ri e megaloman” sepse sipas tij ai e donte PD më shumë se veten.

Image result for Teodor Keko

“Me mars, kjo bukuri dhe kjo dhelpëri do të copëtohet nga hienat e PD, që duan të fitojnë besimin e Berishës! Dhe kjo është fatkeqësi” e vazhdonte shkrimin e tij publicisti.

“Politika shqiptare do të frenohet edhe ca kohë në kuotën zero dhe e vetmja fitore që do të kemi, do të jenë anekdotat e reja për politikanët e mëdhenj të PD, të cilët do të pasurojnë eposin tonë oral humoresk” shkruante më tej nën trishtim Teodor Keko.

Ai e mbyllte shkrimin e tij me një lamtumirë për Selamin, sikur ta dinte se PD do e humbte në 5 mars 1995 “Lamtumirë, Eduard i dashur ! I përjetshëm qoftë kujtimi yt dhe imi bashkë!” .

Veritas.com.al/