Nga: Laert Skiro/
Fakte të reja dhe mbresëlënëse dalin në dritë në çdo orë që kalon mbi bashkëpunimin e ish- ministrit Tahiri me ‘biznesmenë’ të dyshaur për veprimtari kriminale. Më e fuindit, pas bashkëpunimit me Moisi Habilaj- kushëri; tani shfaqet me Orest Sotën. Sota- biznesmen, u arrestua para dy ditësh në periferi të Elbasanit. Në makinën e tij u gjetën 800 mijë euro në ‘cash’ si dhe dy patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Krimi duket në dritë të diellit:
Ku i mori kaq shumë para një djalë 26 vjeç edhe pse ia ka vënë emrin vetes ‘biznesmen’? Kush e lejon të mbajë rreth 1 milionë euro të pa deklaruara dhe në mënyrë informale? Cili është burimi i parave?… Të gjitha ‘hetimet’ të çojnë te trafiku i drogës. Moisi Habilaj deklaronte se Saimir thahiri fiton 5 milionë euro në ditë… U çuditët? Ja që 1 milionë po i sillte me makinë ky djalosh elbasanas…
Tjetër të përbashkët?
Biznesmeni 26 vjeç i arrestuar para dy ditësh, mbante me vete dy patenta në emrin e Saimir Tahirit, për ‘drejtim mjetesh lundruese’. Del në dritë edhe fakti që Saimir tahirit i duhej patenta për lundrim sepse kishte jaht ose edhe gomone. Këtë fakt e mohuan deri edhe para prokurorisë… Po pse vallë dy patenta? Njërën për jahtin, tjetrën për gomonen…, ndryshe nuk mund të regjistroheshin ën emër të tij dy mhyetet lundruese.
Ose edhe një arsyetim tjetër: Ministri Tahiri, si ministër, mund të nxirrte shumë patenta, sa të duash! Jo sa të duash!, por sa të duheshin për trafikantët… Ua ndante trafikantëve dhe i sigurionte se në det ‘po lundronte ministri’, askush nuk mund t’i ndalonte…
Sa shumë fakte dhe lidhje!…
Ka edhe më shumë. Siç ministri tahiri u jepte makinën e tij për transport droge anëtarëve të bandës ‘Habilaj’, po kështu u jep lejen e lundrimit (patentë) disa trafikantëve të tjerë. Domethënë u jep lejen shtetërore për të trafikuar drogë dhe armë…
Ka lidhje të tjera:
Gjatë qëndrimit në qeli, Orest Sota po pyetet dhe po përgjigjet… Si u përgjigj kur i thanë ‘pse i ke patentat e Saimir tahirit?”. Edhe po të ketë gënjyer, përsëri nxori një provë. “I ka lënë këtu shoferi i Saimir Tahiri, seps ee kam mik, rrimë shumë bashkë”. Domethënë ministri Tahiri i jep në përdorim shoferit dokumentet e tij të identifikimit… Domethënë edhe se njeriu i 800 mijë euorve, i arrestuar, është shok i ngushtë me shoferin e Tahirit.
Dhe lidhja e fundit!… Do t’u duket ‘kulmore’, do t’u duket se ‘sa u mbush kupa!”, se ‘paska qenë mahisur keq puna!”. Ja prova: I ndaluari Orest Sota, sot në mbrëmje ka deklaruar se avokati i tij është Artan Hajdari. Artan Hajdari është avokat i përbashkët edhe me Saimir Tahirin… E keni parë në seancën hetimore në Komisionin Parlamentar?…
Tani çfarë mund të ketë më shumë elementë të përbashkët mes Tahirit dhe të supozuarve si trafikantë dhe banditë?…
Ka prapë…
Veritas.com.al/