Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë ka goditur ishullin e Kretës në Greqi; por nuk ka raportime nga autoritetet për  të lënduar ose për dëme serioze.

Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti i nën- detshëm ra aty nga ora 8:50 p.m. të Mërkurën në Lindje të Kretës, 35 kilometra larg qytetit Sitia.

Sismologu Emmanuel M. Scordilis i Universitetit të Selanikut tha për Associated Press se “tërmetet e kësaj shkallë të mesme në thellësi, kanë aktivitet të ulët pas goditjes”.

Tërmetet janë të zakonshëm në Itali, Greqi dhe në Turqinë fqinje.

/Veritas.com.al/