Në ora 04.15 të mëngjesit të sotëm, në Tropjë janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti. Por në të njëjtën kohë, pothuajse , një tërmet me 3 balla ka rënë në Vlorë dhe Gjirokastër.
Të dhënat vijnë nga instituti i Sizmologjisë në Itali. Tërmeti më i fortë ka qenë prej 3.6 gradë të shkallës Rihter dhe ka rënë në kufi me Kosovën. Nuk ka të dhëna për dëme.
Tërmeti ka rënë në thellësinë prej 5 kilometrat në tokë.
Por lëkundje nuk janë ndjerë vetëm në veri të vendit. Sipas Institutit të Sizmiologjisë së Europës dhe Mesdheut, një tjetër tërmet prej 3 gradë të shkallës Rihter ka rënë në Gjirokastër.
Një tjetër tërmet që ka rënë ka qenë edhe ai prej 2.9 gradë i shkallës Rihter i rënë në detin Adriatik, jo shumë larg nga brigjet shqiptare.
/Veritas.com.al/