Tërmeti i fortë, me magnitudë 6 i shkallës Rihter, që goditi mëngjesin e sotëm ishullin e Kretës në Greqi i mori jetën një 58-vjeçar, ndërsa numri i personave të plagosur deri tani raportohet 11.
Mësohet se mes personave të lënduar është edhe një shqiptar, i cili ishte duke punuar në kishën që u dëmtua në fshatin e Arkalohori.
Sakaq të paktën 1000 shtëpi në zonën e Iraklios dhe veçanërisht në Arkalochori, janë konsideruar të pabanueshme sipas vlerësimeve fillestare, ndërsa autoritetet lokale po përgatiten të ngrenë një kamp të përkohshëm në këtë fshat për strehimin e banorëve.