ELBASAN- Lefter Zhidru, 71- vjeç, vijon të qëllojë mbi policinë.
Ai prej disa minutash është mbyllur në banesë, ndërsa nga të shtënat janë plagosur dy të rinj, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat RENEA të pajisura me Sniper.
71-vjeçarit vijohet t’i bëhet thirrje për tu dorëzuar por deri më tani ai vijon të qëllojë me armën e zjarrit.
RENEA vazhdon negociatat me 71-vjeçarin Lefter Zhudru në Elbasan. Policia ka larguar të gjitha mediat, gazetarët dhe qytetarët kuriozë në një largësi 300 metra nga vendit.
Po kështu mësohet se kanë mbërritur edhe snajperistë si dhe një ambulancë. Në terren ndodhet vetë drejtori i Policisë së Elbasanit Arjan Muça. Po kështu janë vendosur dhe dy makina amerikane që me kamera kontrollojne dhe vëzhgojne vendndodhjen e 71-vjeçarit. Të dyja makinat janë përpara pallatit ku ndodhet 71-vjeçari i armatosur.
VERITAS.COM.AL