Një sondazh i ri ka treguar një rritje të mbështetjes për protestuesit e “gilets jaunes” ose ‘xhaketat e verdha’, të cilët u zotuan të mbyllin kryeqytetin francez të shtunën për të protestuar ndaj taksave më të larta të karburantit dhe qeverisë së Presidentit Emmanuel Macron.

Sondazhi, i kryer nga firma Odoxa, zbuloi se 77 për qind, ose tetë në dhjetë francezët e anketuar mendonin se propozimi i mbylljes së kryeqytetit francez nga protestuesit ishte një veprim legjitim, raporton Le Figaro.

Mbështetja për lëvizjen është rritur pavarësisht demonizimit nga qeveria Macron, të cilët kanë përshkruar Xhaketat e Verdha si të prirur ndaj veprimeve të dhunshme. 62 për qind e të anketuarve thanë se refuzojnë të besojnë se lëvizja ishte e dhunshme, ndërsa 77 për qind i quajtën “të guximshëm” dhe 78 për qind thanë se protestuesit punonin për “interesin e përbashkët”.

 

Të anketuarit ishin shumë më pak optimistë nëse protestuesit do të ishin në gjendje të fitonin ndonjë lloj lëshimi nga qeveria e Presidentit Macron me një mazhorancë,56 për qind, duke thënë se dyshonin se taksat mbi karburantin do të uleshin pas protestave.

Lëvizja Xhaketat e Verdha është përqafuar gjerësisht nga 83 për qind e mbështetësve të populisteve Rassemblent National të udhëhequr nga Marine Le Pen, si dhe 92 për qind e mbështetësve të partisë së ekstremit te majte France Insoumise të kryesuar nga Jean-Luc Melenchon .

Lëvizja Xhaketat e Verdha filloi javën e kaluar dhe ka pare se mbi njëqind mijë njerëz bllokuan rrugët dhe autostradat në të gjithë vendin në një lëvizje që nuk ishte e lidhur me ndonjë parti apo bashkim politik.

Megjithatë, protestat nuk ishin pa incidente, pasi një grua u lëndua per vdekje pasi një makinë u përpoq të kalonte përmes protestuesve qe kishin bllokuar një rrugë në Point-de-Beauvoisin, në rajonin juglindor të Savojës. Dhjetëra të tjerë u raportuan të lënduar në incidente të tjera.

Protestat janë më të mëdhatë deri më tani që përballon presidenti Macron, i cili ka parë një rënie të theksuar të popullaritetit – së fundmi i matur në vetëm 25 për qind.

 

Veritas.com.al/