
Ish-presidentit Hashim Thaçi i është lejuar një vizitë dyditore në Kosovë nga Dhomat e Specializuara.
Klan Kosova ka mësuar se kjo vizitë është e kushtëzuar me respektimin e masave të rrepta të sigurisë, të mbikëqyrura nga Eulex-i.
Gjatë qëndrimit të tij, Thaçi do të jetë i akomoduar në selinë e Eulex-it në Prishtinë, ku do të ketë mundësinë të takohet me familjarët.
Lëvizjet e tij do të jenë të kufizuara dhe të shoqëruara nga forcat ndërkombëtare të sigurisë.
Komente