Theresa May ka premtuar se do të caktojë afatin për zgjedhjen e pasardhësit të sajm kryeministër i Britanisë, pas votës së ardhshme të Brexit në javën e parë të qershorit.

Marrëveshja vjen pas takimit mes kryeministres dhe parlamentarëve të vjetër të ‘Tory’ të cilët po kërkojnë një datë për largimin e saj nga Downing Street.

Në qoftë se ajo humb në votimin për planin e Brexit, që tashmë janë bërë tre herë që humbet, ajo do të japë dorëheqjen nga posti i saj, sipas burimeve të BBC.

Ndërkohë,  Boris Johnson ka thënë se do të kandidojë për lider sapo zonja May do të largohet.

Kryeministrja i mbijetoi një vote bësimi nga Parlamentarët Konservatorë në fund të vitit të kaluar dhe partia në pushtet mendon se nuk mund të sfidohet edhe një herë tjetër deri në Dhjetor.

Veritas.com.al/