Breitbart News e quan zonjën May një ‘sabotatore të Brexit’ dhe pas kësaj vazhdon me lajmin mbi kundërshtimin e saj ndaj deklaratës së zotit Trump.

Menjëherë  pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem dhe njohjen e tij si kryeqytet i Izraelit, kryeministre Theresa May është angazhuar që të përballet me të, duke thënë se Jerusalemi duhet të ndahet mes Izraelitëve dhe Palestinezëve.

Kryeministre May e theksoi këtë ditën e Mërkurë pasdite gjatë seancës së pyetjeve të kryeministrit në Dhomën e Përfaqësuesve, duke thënë se ajo “po tenton të flasë me Presidentin Trump rreth çështjes por pozicioni ynë ka ndryshuar”.

Zonja May shtoi: “Statusi i Jerusalemit duhet të vendoset përmes një zgjidhje të negociuar mes Izraelitëve dhe Palestinezëve. Jerusalemi duhet absolutisht të ndahet mes Izraelitëve dhe Palestinezëve”.

Deklarata e ardhur nga kryeministrja mund të zgjasë grindjet diplomatike që kanë nisur javën e kaluar kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara shpërndau disa shënime në Twitter ku pretendonte se ka akte dhune të kryera nga Myslimanët në Europë dhe në Lindjen e Mesme.

Zonja May i dënoi  deklaratat e Trump në Twitter përmes zëdhënësit i cili tha se grupi që i ka shpërndarë shënimet në twitter, ka përhapur “thënie thënie urrejtjeje japin e marrin gënjeshtra dhe shkaktojnë tensione”.

Veritas.com.al/