Theresa May ndodhet nën presion për gjetjen e një marrëveshjeje me PArtinë e Unionit Demokratik (DUP) mbi statutin e kufive të Irlandës mbasi Mbretëria e Bashkuar të lërë Bashkimin Europian.

Kryeministrja tërhoqi marrëveshjen me Brukselin që mund të godiste fillimin e bisedimeve mbi tregun pas takimit me një rezistencë të ashpër nga DUP.

Partia tha se nuk mund ta pranonte një marrëveshje në të cilën Irlanda e Veriut trajtohet ndryshe nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar.

Zonja May po bënte një rifreskim të kabinetit qeveritar ditën e Martë.

Ish ministri për Brexit, David Jones e përshkroi të hënën si “një ditë shumë e vështirë” dhe tha se kryeministri tani ka “shumë negociata për të bërë” me liderin e DUP, Arlene Foster.

Veritas.com.al/