Thirrjes së Jozefina Topallit dhe Arben Imamit, për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryetar i PD-së, i janë bashkuar edhe deputetë të tjerë demokratë.
Zonja Topalli ka pasur një takim me Ridvan Boden, Majlinda Bregun, Astrit Patozin dhe Keltis Krujën. Edhe këta deputetë të PD u lanë jashtë listave të kandidatëve të PD-së për deputetë në 25 qershor dhe duket se do t’i bashkohen nismës për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Sipas Topallit dhe Imamit, Basha ‘shkeli statutin’, duke mos mbledhur forumet për hartimin e listave të kandidatëve për deputetë.