Një manifestim në formën e marshimit të heshtur ka marrë jetë prej mesditës në Tiranë, ku pjesëmarrës të shumtë, mes të cilëve edhe aktorë politikë, janë bashkuar.
Me në qendër ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, mbështetësit e kauzës së Ukrainës u nisën nga sheshi Skënderbej dhe vijuan rrugëtimin përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Ecejakes i është bashkuar edhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.
Një flamur i madh me ngjyrën e Ukrainës është shpalosur nga marshuesit.
Nga ana tjetër, nuk ka munguar as paralelizmi mes luftës së Kosovës dhe asaj në Ukrainë, nëpërmjet pankartave.