Arrestohet nëna 30 vjeçare që braktisi fëmijën në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit, raporton gazetari Ervin Leka. Sipas nenit 124, “braktisja e fëmijëve të mitur”, kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e fëmijës, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Para grupit hetimor ajo ka thënë se veprimin e ka kryer pasi nuk e mbante dot dhe nuk kujdesej dot për djalin e saj të porsalindur. Mes të tjerash, ajo ka deklaruar se i vinte turp që të lindë fëmijën në maternitet dhe më pas ta linte aty dhe si zgjidhje ka parë mundësinë për ta braktisur në garazhin e pallatit në Yzberisht.

Ndërkohë fëmija vijon të jetë në gjendje kritike për jetën në maternitet.