(FOTO: Pamje nga malet e Aquila)/

Sot në mëngjes është dhënë një laajm tjetër i kobshëm nga mediat italiane.

Një helikopter i ndihmës së shpejtë është rrëzuar në Aquilano të Italisë. Me 6 persona në bord ai ishte nisur për të marrë një të plagosur në një resort skish në Campo Felice.

Njoftimet nga televizionet italiane janë se nuk ka të mbijetuar. Helikopteri ndodhej në  600 metra lartësi në momentin që humbi nga radarët. Televizionet kanë transmetuar pamje të helikopterit të ndarë në dy pjesë në momentin kur ka rënë në tokën e mbuluar me borë.

/Veritas.com.al/