Sipas rezultateve akoma jo përfundimtare, Tom Doshi ka marrë në Shkodër 9416 vota, përkundër 9398 vota që ka marrë një parti e tërë, aleate e dytë qeveritare, LSI.

Deri tani janë numëruar vetëm 318 kuti votimi, kur Shkodra ka gjithësej 421, por megjithatë duket se ky trend do të ruhet.

Deputeti i PS Tom Doshi e kishte sfidë personale fitoren si deputet në Shkodër; ai kandidoi nën siglën e PSD, por në fakt gjithë autoritetin elektoral e mbështeti mbi imazhin e tij.

Deputeti Doshi ka pasur polemika të ashpëra me kryetarin e Kuvendit dhe njëkohësisht kryetar i LSI, Ilir Meta, të cilin e ka akuzuar për një komplot ‘për vrasje’.

Fitorja e tij mbi LSI ishte një ‘hakmarrje’ përmes autoritetit elektoral.

Veritas.com.al/