-Përplasja në Etiopi është aksidenti i dytë serioz i regjistruar në një kohë të shkurtër. Në tetor, një 737 i të njëjtit tip eshte rrëzuar menjëherë pas ngritjes nga Xhakarta-

Nga: Giorgia Baroncini /

Boeing 737 Max i Ethiopian Airlines rrëzuar menjëherë pas ngritjes nga Addis Abeba ishte në shërbim prej 4 muajsh.

Një mjet i ri që tani është duke u diskutuar. Dhe mbi modelin më të shitur të kompanisë po dalin shumë dyshime. Rrëzimi në Etiopi është në fakt aksidenti i dytë serioz i regjistruar në një kohë të shkurtër. Siç kujton Repubblica, episodi kujton dinamikën e rrëzimit të avionit që ndodhi disa muaj më parë në Indonezi.

Tetorin e kaluar një Boeing 737, i të njëjtit tip, u rrëzua në det trembëdhjetë minuta pas ngritjes nga Xhakarta. Të gjithë 181 pasagjerët në bord dhe 8 anëtarët e ekuipazhit humbën jetën. Për këtë incident, është hipotetizuar një problem me softuerin e avionit : për 26 herë në pak minuta aparati automatikisht e ka drejtuar avionin drejt uljes dhe komandantit i eshte dashur ta korrigjonte manualisht. Pastaj perplasja.

Pas aksidentit, pilotët në mbarë botën kanë thënë te injorojnë ekzistencën e atij softueri, të futur vetëm në versionin e fundit të 737 për të lehtësuar punën e ekuipazhit.

“Max 737 është i sigurt me teper se çdo avion tjetër”, kishte deklaruar Boeing, duke shpjeguar se manuali i fluturimit ofron indikacione për të zgjidhur anomalitë. Tani kompania do të duhet të japë sqarime mbi të gjitha problemet.

Veritas.com.al/