Në zjarr që shpërtheu gjatë një feste ditëlindjeje në një bar të Francës, ka marrë jetën e 13 personave dhe ka lënë të plagosur gjashtë të tjerë. Mediat vendase shkruajnë se viktimat janë të moshës 18-25 vjeç. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes dhe mëngjesin e së shtunës në Rouen, të Francës.
Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve, është shprehur se ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe nuk ka lidhje me terrorizmin.
Aktualisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Sipas policë franceze, zjarri fillimisht nisi në bodrumin e lokalit dhe më pas u përhap në të gjithë ambientin. Autoritetet deklaruan se numri i viktimave mund të rritet, pasi zjarri u përhap kudo.
Policia dhe njësitë zjarrfikëse të emergjencës mbërritën rreth orës 00:50 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe pas gati 30 minuta flakët u vunë nën kontroll.
Mediat e huaja shkruajnë se trupat e viktimave janë transportuar në Spitalin Universitar të Rouen.
Njëmbëdhjetë dëshmitarë janë marrë në sallën e policisë Rouen, të pyeten për të përcaktuar detajet e mëtejshme në lidhje me incidentin.
Por disa mediat thonë se një burim i siguruara nga hetimet thotë se qirinjtë mbi një tortë ditëlindje mund të ketë qenë shkaku i zjarrit që i mori jetën 13 të rinjve.