Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë ku një efektiv i FNSH-së ka mbetur i vrarë aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik.Roland Bicerri, efektiv i FNSH, eshte plagosur aksidentalisht nga djali i tij i mitur . Si pasojë e plagës së marrë efektivi Bicerri ka ndërruar jetë.
Mesohet se punonjësi i policisë, 39 vjeç, ka qenë duke luajtur me bilardo me disa miqtë të tij, ku i biri ka përfituar nga shpërqendrimi i të atit dhe ka marrë prej çantës armën e tij.
Grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.
VERITAS.COM.AL