Deri tani janë kryer 1,499,898 vaksinime antikovid në të gjithë vendin.

Lajmin e bëri të ditur sot Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cla u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! Studentë, mësues, pedagogë dhe çdo qytetar +18 vjeç që ende nuk është vaksinuar, ju ftoj të shfrytëzoni këtë muaj të vaksinimit të hapur, për të mbrojtur veten por shëndetin e të tjerëve”, tha ajo.

Manastirliu tha se “me kartën e identitetit, qytetarët mund të vaksinoheni ndaj COVID-19 në qendrat shëndetësore, poliklinika ose në pikat e vaksinimit të përqendruar.