Koment nga PERISKOP/
Gazetarët, Parim Olluri dhe Arben Ahmeti që ishin cak i linçimit që po promovohet nga zyrtari i lartë, në këtë rast nga Hysamedin Feraj, kanë bërë thirrje që kryeministri Albin Kurti të distancohet nga kjo gjuhë.
“Nuk është diçka e re në Kosovë. Është e ngjashme me logjiken e pushteteve te kaluara, të njohura në publik me emërtesën “PAN”. Eksponentë të PAN’it kanë futur në diskursin publik epitetin UDB’ash për gazetarët kritik ndaj Qeverisë. E njejta po vazhdon edhe me qeverinë aktuale. Çuditërisht partia në pushtet po e angazhon një filozof për të publikuar analiza të cekëta – siç është referimi si pro serb i gazetarëve që kritikojnë Qeverinë.”, ka thënë ai për Periskopin.
Tutje Olluri, theksoi se është tragjike pritja e kryeministrit Kurti ndaj Ferajt për t’i analizuar mediat, ku sipas tij, Feraj ishte mbështetësi i diktatorit Enver Hoxhës.
“Është tragjike se si kryeministri Kurti ka pritje që një adhurues i Enver Hoxhës, Hysamedin Feraj, ka potencial për të analizuar saktë mediat moderne në vitin 2021. Më shumë me shqetëson besimi që ka Kurti në Ferajn se sa analizat e gabuara për mediat të fansit te flaktë të Enver Hoxhës. Është normale që një adhurues i diktatorit të ketë urrejtje për mediat e pavarura.”, ka thënë ai.
“Pres natyrshëm që kryeministri kurdo dhe kudo që do ta ketë paraqitjen e parë mediale të distancohet.”, ka thënë ai.
Reagim pati edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) të cilët dënuan ashpër gjuhën e zyrtarit të VV-së, Hysamedin Feraj, ndaj gazetarëve