Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra tre gjyqtarë të njohur, brenda dy ditëve të fundit. Lajmi i fundit nga Vettingu është se shkarkohet nga detyra anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca, gjyqtarin tjetër të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza dhe gjyqtarinë Gykatës Kushetuese,
Tomë Ndreca nuk ka mundur të kalojë me sukses procesin e vettingut në dy komponentët bazë, atë të pasurive dhe integritetin.
Vendimi iu komunikua avokates së tij, Mine Progonati, pasi gjyqtari nuk ishte i pranishëm në seancë.
Sipas KPK, gjatë analizës së pasurisë rezulton një diference te pambuluar në vlerën 1 milion e 300 mije lekeve. Gjithashtu sipas KPK , Ndreca nuk ka deklaruar një procedim të kunatit për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Vetë gjyqtari deklaron një apartament 120 m2 e garazh 18 m2 në rr. “Muhamet Gjollesha” të blerë në 2003 me vlerën e 2 milion e 400 mijë lekë, burim për të cilin është bërë shitja e një apartament në Rrëshen.
Më pas ka blerë një apartament në Golem në 2009 me vlerë 31 mijë euro, një apartament tjetër me vlerën e 6 milion lekëve me sipërfaqe 92.6 m2 i blerë me kursimet nga paga e bashkëshortes. Në emër të bashkëshortes së tij rezulton një automjet dhe një llogari bankare me vlerën e 3 milion lekëve.
Sipas KPK-së, Ndreca s’ka deklaruar likuiditetet e gruas dhe fëmijëve në vlerën e 1.3 milion lekë nga 2009 deri ne 2016.
Sikundër edhe pritej, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.
Thanza ishte dënuar në Itali për vjedhje me dhunë por kjo nuk e ka penguar të jetë në piramidën më të lartë të sistemit të drejtësisë; Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese apo dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 1999, ku Thanza madje ishte dhe gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës, por ky informacion që do ti kushtonte karrierën as nuk është deklaruar nga vetë gjyqtari, madje nuk është konstatuar nga asnjë institucion shqiptar që kryente verifikimin për pastërtinë e figurës dhe dekriminalizimin.
Edhe Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari, është shkarkuar nga detyra.
Trupa gjykuese vlerësoi se gjyqtari Dizdari ka kontakte të papërshtatshme dhe probleme me pasurinë. E para ka të bëjë me nipin e tij A. L., i dënuar vite më parë për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”.
Veritas.com.al/