Tre policët e rrëmbyer nga Serbia ndodhen në Kralevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca e tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kralevë.
Vendndodhja e tyre zbulohet nga avokati serb Çedomir Stojkoviç përmes një postimi në rrjete sociale ku ndër të tjera shkruan se prokurori i lartë publik në Kralevë do të vendosë nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendosë nëse do të caktojë paraburgim prej 30 ditësh.
“Tre policët e arrestuar të Kosovës ndodhen në Kraljevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca e tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kraljevë. Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kraljevë do të vendos nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendosE nëse do të caktojë paraburgim për 30 ditë. E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon 48-orët e ndalimit policor.
Sipas Marrëveshjes së Brukselit, Serbia e trajton Policinë e Kosovës si forcë të armatosur legale. Prandaj, nëse pjesëtari i asaj policie gjendet me armë në territorin e Serbisë pa i shkelur ligjet tjera, ai nuk mund të arrestohet, sepse statusi i tij për Serbinë është po aq i ligjshëm sa statusi i policisë së Republikës së Serbisë. Nëse Serbia bën të kundërtën, do të thotë se po shkel Marrëveshjen e Brukselit. Dhe Serbia po bën pikërisht të kundërtën.” shkruan ai.