Marrë nga Facebook/
Dje Zoti Rama kërkoi te “trukojë” kolapsin e politikave te tij shëndetësore me disa foto e imazhe te qendrës se sterilizimit dhe instrumenteve kirurgjikale!!
Se pari Qendra e Sterilizimit pranë QSUT është ndërtuar e tille moderne para mandatit te zotit Rama dhe do te ishte shume me rentabël te vihej ne funksionim jo nëpërmjet një lloj “koncesioni”, por nëpërmjet kualifikimit te disa specialisteve shqiptare duke ngelur publike.
Dhënia e saj privatit se bashku me një marrëveshje pagesash ndaj tij prej deri ne 100 M Euro ne 10 vite për te gjithë vendin, kushton shume, dëmton vendimmarrjen e çdo spitali, si dhe krijon një monopol privat absolut ne treg.
SE BASHKU ME DISA “KONCESIONE “ TE TJERA TE TILLA, SI AI CHEK UP, LABORATOREVE ETJ, SISTEMIT TONE TE VARFER SHENDETESOR I JANE “REMBYER” FONDE TE MEDHA, DUKE PERKEQESUAR NE DRAMATICITET GJENDJEN E TIJ.
Ne këtë mënyrë qytetaret po paguajnë gjithmonë e me shume për një shërbim shëndetësor shume larg standardeve, duke u rrezikuar shëndeti i tyre.
KJO ESHTE SHENDETESIA “FALAS” QE TASHME EDHE RILINDJA NUK PO E PERMEND.