Të shumta surprizat dhe te pakta konfirmimet për Oskar-ët e vitit 2020 në të cilin triumfon filmi Korean “Parasite”, dhe si aktori më i mirë fiton “Joker” i Joaquin Phoenix
Nga: Carlo Lanna/
Një ceremoni që ka dhuruar surpriza të mëdha në Oscar 2020. Edicioni numër 92 që u zhvillua natën e së Dielës 9 Shkurt në Los Angeles ,ka celebruar kinemanë e madhe dhe një vit historish dhe emocionesh të treguara në ekranin e madh.
Por duke u nisur nga pritshmërite,cmimet ishin të drejta, por jo ekzaltuese. Në kuptimin që fitoret në kategoritë individuale ishin sikur të ishin shkruar prej kohësh.
Ishtë Koreani “Parasite” që fiton si filmi më i mirë, por merr në shtëpi edhe tre statuja të tjera. Aktori më i mirë është Joaquin Phoenix dhe Renée Zellweger konfirmon talentin e saj falë “Judy”, ndërsa Brad Pitt dhe Laura Dern janë aktorët më të mirë jo protagonistë për “Once upon a time … in Hollywood” dhe “Story of a wedding”. Ai qe mbeti me duar bosh ishte Martin Scorsese me monumentalin “The Irishman” dhe bukuroshja Scarlett Johansson. I mundur edhe shumë i favorizuari “1917”.
Për Parasite është një sukses i paprecedent. Fiton në kategoritë më të lakmuara dhe bind si kritikën dhe publikun. Në Amerikë është hera e parë që një film i huaj fiton një çmim për Filmin më të Mirë të vitit, por cilësia te jep cmim dhe është e drejtë që historia social-mosfunksionale e Bong Joo-ho ka triumfuar në këtë event. Më poshtë dhe në detaje të gjitha kategoritë e Oskar 2020.
Filmi më i mirë
Parasite (Gisaengchung), regjia nga Bong Joon-ho
Regjia më e mirë
Bong Joon-ho – Parasite (Gisaengchung)
Aktori më i mirë protagonist
Joaquin Phoenix – Joker
Aktorja më e mirë protagoniste
Renée Zellweger – Judy
Aktori më i mirë joprotagonist
Brad Pitt – Once Upon a Time… in Hollywood(Nje here e nje kohe….ne Hollivud)
Aktorja më e mirë joprotagoniste
Laura Dern – Marriage Story(Historia e nje martese)
Skenari më i mirë origjinal
Bong Joon-ho e Han Jin-won – Parasite (Gisaengchung)
Skenari më i mirë joorigjinal
Taika Waititi – Jojo Rabbit
Filmi më i mirë ndërkombëtar
Parasite (Gisaengchung), regjia e Bong Joon-ho (Korea e Jugut)
Filmi më i mirë i animuar
Toy Story 4, regjia nga Josh Cooley
Fotografia më e mirë
Roger Deakins – 1917
Skenografia më e mirë
Barbara Ling e Nancy Haigh – Once Upon a Time… in Hollywood
Montazhi më i mirë
Andrew Buckland e Michael McCusker – Le Mans ’66 – Sfida e madhe (Ford v Ferrari)
Kolona zanore më e mirë
Hildur Guðnadóttir – Joker
Kënga më e mirë
(I’m Gonna) Love Me Again (Elton John, Bernie Taupin) – Rocketman
Efektet më të mira speciale
Greg Butler, Dominic Tuohy e Guillaume Rocheron – 1917
Tingulli më i mirë
Mark Taylor e Stuart Wilson – 1917
Montazhi më i mirë zanor
Donald Sylvester – Le Mans ’66
Kostumet më të mira
Jacqueline Durran – Little Women-(Gra te vogla)
Grimi dhe parukeria më e mirë
Vivian Baker, Anne Morgan e Kazuhiro Tsuji – Bombshell – Bombshell-(Zeri I skandalit)
Dokumentari më i mirë
Made in USA – American Factory, regjia e Steven Bognar e Julia Reichert
Filmi më i mirë dokumentar i shkurtër
Learning to Skateboard in a Warzone (If You’re a Girl), regjia e Carol Dysinger
Filmi më i mirë i shkurtër
The Neighbors’ Window, regjia nga Marshall Curry
Filmi më i mirë i animuar i shkurtër
Hair Love, regjia e Bruce W. Smith, Matthew A. Cherry e Everett Downing Jr.
VERITAS.COM.AL