(FOO: Elda Nikolla, murgeshë dhe mësuese, me dy diploma, master dhe 6 vite eksperiencë pune)/

Elda Nikolla është murgeshë dhe mësuese në një shkollë në Fan të Mirditës, por e pushuan nga puna me dënimin se “nuk duhet t’u flasësh nxënësve për fenë”. Ndërsa anëtarët e komunitetit të LGBT po shoqërohen nga shkolla në shkollë për të dhënë leksione mbi mënyrën e jetesës dhe të drejtat e tyre. “Habitem që ende kemi frikë të përmendim dimensionin shpirtëror, i vjetër që me lidjen e njeriut, ndërsa teoritë tender na duken si arritje të qytetërimit tonë”, shkruan Elda.

Postimi i saj:

“Jetoj në Fan (Mirditë) dhe për tre muaj kam punuar në shkollën ‘Ndrec Ndue Gjoka’. Kur më morën në punë më thanë ‘kujdes se ne jemi shkolle laike, nuk duhet t’u flasësh nxënësve për fenë’, biles, sikur të mos mjaftonte, një ditë përfaqësues drejtues të shkollës kanë hyrë në klasë duke pyetur nxënësit ‘a ju bën mësim kjo, apo ju flet për fenë?’, këtë në sytë e mi! Ndërkohë që jetojme në një zonë, ndoshta e vetmja në Shqipëri, me traditë katolike prej shekujsh. Habitem që ende kemi frikë në institucionet tona të përmendim dimensionin shpirtëror, i vjetër që me lindjen e njeriut, ndërsa teoritë gender na duken si arritja e madhe e qytetërimit tonë!

Sidoqoftë, edhe pse nxënësit e mi u shprehën të lumtur për mësimin që bëja, më pushuan nga puna, ‘dënim pa gjyq’, edhe pse me dy diploma, master dhe 6 vite pune… ka diçka që nuk shkon…”, shkruan Elda Nikolli.

Disa nga anëtarët e komunitetit të LGBT kanë pasur mundësi që të zhvillojnë disa takime në shkollat e Tiranës, teksa kanë treguar para nxënësve historitë e tyre personale.

Në një postim të bërë në Facebbok, Xheni Karaj shprehet e lumtur që patën mundësi të bëjnë diskutime rreth bullizmit dhe të drejtat e këtij komuniteti.

Por vëmendje ka marrë një postim i bërë nga një murgeshë e cila jeton në Mirditë, ku marrë shkas nga postimi i Karajt, ka rrëfyer se është pushuar nga puna si mësuese pasi disa persona “kanë frikë nga feja”, edhe pse ajo është me dy diploma e me eksperiencë pune.

Veritas.com.al/