Gjatë fjalimit të përjavshëm të të Premtes, President Trump tha se “Unë vërtet besoj se 100 ditët e administratës sime kanë qenë thuajse më të suksesshmet në historinë e vendit tonë”.

“Miq të mi amerikan- e nisi fjalën zoti Trump. Unë vërtet besoj se 100 ditët e administratës sime kanë qenë thuajse më të suksesshmet në historinë e vendit tim. Më e rëndësishmja, ne po kthejmë punën. Pyetni njerëzit në Michigan, pyetni njerëzit në Ohio, ju mund të pyesni njerëzit në Pennsylvania, shikoni çfarë po ndodh. Shikoni kompanitë e automobilave se si disa prej tyre po kthehen me gjëmim. Ata nuk duan të largohen. Ata duan të qëndrojnë këtu. Ata duan të bëhen pjesë e aksionit. Vendi ynë po ngrihet, dhe po ngrihet shpejt. Kompanitë tona po bëhen më mirë. Ato sapo kanë njoftuar për përfitime fantastike; dhe e tëra për shkak të kësaj që po ndodh këtu për këtë periudhë të shkurtër kohe; dhe ky është vetëm fillimi. Ne po vendosim të shkurtojmë taksat për klasën e mesme dhe për biznesin. Kjo do të ketë një efekt të fuqishëm…”- tha Trump në hyrje të fjalimit të tij…

/Veritas.com.al/