Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe homologu Amerikan Donald Trump, së bashku, kanë bërë thirrje për një marëveshje të re bërthamore me Iranin, pasi lideri i Shteteve të Bashkuara e denoncoi akordin tre- vjeçar si ‘i çmendur’.

‘Unë nuk mund të them se kishim një diskutim shumë vëllazëror mbi këtë, vetëm ne të dy”, tha Macron në një konferencë shtypi të përbashkët me Trump.

“Ne prandaj dëshirojmë që nga ky moment të punojmë mbi një marrëveshje të re me Iranin”.

Aleati europian i Trump ka provuar në mënyrë të përsëritur që Trump të mos largohet nga marrëveshja e vitit 2015, e cila i akordon Iranit sanksione masive dhe garanton programin civil bërthamor.

“Unë mendoj gjithashtu se duhet të bëjmë një gjë më të madhe, ndoshta një marrëveshje”, tha Trump, duke theksuar se çfarëdo marrëveshje e re duhet të ndërtojë një “ fundament solid”, tha Trump, sipas AFP.

 

Veritas.com.al/