Koreja e Veriut ra dakord për të diskutuar mbi çarmatimin bërthamor si “provë se strategjia e presidentit Donald Trump për izolimin e regjimit të Kim, po funksionon”, tha zëvendës- presidenti Mike Pence.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara ka bërë “zero koncesione” dhe ka rritur presionet në mënyrë konsistente” mbi Korenë e Veriut dhe liderin Kim Jong-un.
Një takim i pa precedent mes dy liderëve është gati të zhvillohet në Maj.
Takimi erdhi vetëm pak muaj pasi të dy palët hodhën akuza dhe fyerje ndaj njëri- tjetrit.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in ka thënë se lajmi për takimin Kim-Trump ka ardhur “si një mrekulli”.
VERITAS.COM.AL/