Presidenti Donald Trump lëshoi një mesazh lakonik ditën e Enjte pas takimit me zyrtarët ushtarak të Shtëpisë së Bardhë, duke thënë rreth atij takimi “Ndoshta është qetësia para furtunës”, raporton gazeta amerikane ‘Politico’.

“Ne kemi liderët e ushtrisë më të madhe të botës në këtë sallë”, iu tha Trump reporterëve pas shqiptoi fjalët gjatë momentit kur bëri foton në zrën e Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.

“Ju do të zbuloni” çfarë desha të them me këtë- tha Trump.

Presidenti mori pjesë në një konferencë të Enjtën në mbrëmje me liderët e vjetër ushtarak, sipas agjendës së shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë.

Nuk ishte e qartë se cilat tema u diskutuan, ose çfarë “furtune” mund të ketë aluduar presidenti. Por takimi në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarët erdhi pas takimit me liderët kryesor ushtarak mbi mundësinë e një çdekretimi të marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Veritas.com.al/