(Presidenti mendon për një normë mbi gjininë “Përcaktuar vetëm nga elemente të qarta biologjike”)/

Sipas ‘The New York Times’/

Goditja e parë që Donald Trump kishte tentuar në mars të vitit të kaluar, kur nxori një urdhër për ndalimin e njerëzve transgjinorë nga ushtria amerikane, sepse “mbajtja e ushtarëve që kërkojnë një trajtim të konsiderueshëm mjekësor paraqet një rrezik të konsiderueshëm për efektivitetin”.

Pozicion kundër të cilit vetë Pentagoni u pozicionua. Kjo ishte ofensiva e parë, shenja e parë e një administrate që nga fillimi ka dashur të nxjerrë diferencën me presidencën e Barack Obama, madje duke filluar nga të drejtat. Dhe është pikërisht në prag të kësaj rruge që sot Trump ka njoftuar përfundimisht se transgjinoret” nuk ekzistojne”. Një shtrëngim i ri, duke kaluar përmes revokimit të normës së Obamës mbi përdorimin e banjove. Sipas New York Times qe ka mundur të shohë dokumentet, qeveria punon mbi një norme që fshin vetë ekzistencën e transgjinoreve, duke vendosur se seksi i një personi përcaktohet vetëm nga “elemente të qarta dhe objektive biologjike”, dmth, nga organet gjenitale që kane qe nga lindja. Ofensiva e administratës Trump për të përjashtuar një pjesë të popullsisë nga të drejtat civile të fituara me Obamën ishte në ajër prej disa kohësh. Por tani çështja është destinuar të kthehet në pah gati dy javë përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit për të rinovuar Kongresin, duke animuar akoma edhe më shumë nxitimin final të fushatës elektorale.

Sipas dokumentit, shkurt, gjinia e një personi duhet të përcaktohet “mbi baza biologjike që janë të qarta, të bazuara në shkencën, objektive dhe te administrueshme”. Prandaj – është teza – duhet të ekzistojnë ligjërisht, vetëm gjinia mashkullore dhe femërore të pandryshueshme në kohë dhe të përcaktuara nga organet gjenitale që personi ka në lindje. Çdo kundërshti duhet kështu të trajtohet vetëm përmes testit gjenetik.

“Kjo thjesht do të thotë mohim i natyrës dhe të drejtave  njerëzore te personave”, sulmojnë shoqatat LGBT dhe shumë përfaqësues demokratë duke përfshirë disa përgjegjës të ish-administratës se Obamës. “Kjo është lëvizja më drastike e kësaj qeverie në përpjekjen për të zvogëluar njohjen e njerëzve transgjinorë sipas ligjit federal mbi të drejtat civile”, sulmon ashpër New York Times.

Dhe nëse përcaktimi i ri ligjor i seksit do të kalonte, në rrezik – theksohet – janë të drejtat e së paku 1.4 milion qytetarëve amerikanë që kane zgjedhur të vendosin për një gjini (përmes një operacioni kirurgjik ose mënyra të tjera) që nuk është ajo e lindjes. Gazeta gjithashtu raporton se provat do të jenë disa shënime nga Departamenti i Shëndetit “filtruar” nga gazeta amerikane dhe sigurisht përpjekja është që të arrijë në zgjedhjet afatmesme me një përplasje të re shumë të fortë në frontin e të drejtave civile. Me pak fjalë, një bombë e përgatitur dhe e gatshme për të shpërthyer në kohën e duhur.

Veritas.com.al/